Botë

Përplasen dy tramvaje në Rusi, humb jetën një person dhe qindra tjerë lëndohen

06.06.2024 18:19

Më shumë se 100 persona u lënduan dhe të paktën një humbi jetën...

Më shumë se 100 persona u lënduan dhe të paktën një humbi jetën, kur dy tramvaj u përplasën direkt në Rusi si pasojë e mosfunksionimit të frenave.
 
Njëri prej tramvajeve doli nga kontrolli derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, duke i hedhur nga dyert e thyera pasagjerët që përfunduan në rrugën Logovaya, transmeton Telegrafi.
 
Nga përplasja e dy tramvajeve janë lënduar më shumë se 100 persona në qytetin rus Kemerovo – ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.
 
Në një fotografi amatore shihen tramvaji duke u kthyer në një kthesë derisa lëvizte me shpejtësi të madhe, ku si pasojë hapen dyert.
 
Dy prej pasagjerëve që gjendeshin afër derës, fluturuan jashtë dhe përfunduar në rrugë – duke detyruar shoferët e veturave të frenojnë me shpejtësi.