Seanca të katër komisioneve kuvendore
Në Kuvendin republikan për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje ekonomike dhe shëndetësi...

Në rendin e ditës të Komisionit për punë dhe politikë sociale është Propozim-ligji për plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, ndërsa Komisioni për sistem politik duhet të diskutojë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shërbim gjyqësor dhe për kryerje të sanksioneve, sipas procedurës së shkurtuar në lexim të dytë.
Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për ndërmarrjet publike, sipas procedurës së shkurtuar në lexim të dytë, ndërsa para Komisionit për shëndetësi propozim-ligjet për plotësime të ligjeve për sigurim shëndetësor dhe për mbrojtje shëndetësore, në lexim të dytë.
