Maqedoni

Parashikimi i motit

07.06.2024 09:02

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së premte....

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore. Pasdite në pjesët juglindore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 35°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33°C.