Maqedoni
Shkup, sanksionohen 124 shoferë
07.06.2024 09:19
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit....

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Gjashtë masa janë shqiptuar për kalim në sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
