Maqedoni

Kuvend, debatohet për riorganizimin e ministrive

07.06.2024 10:50

Sot në Kuvend do të debatohet për riorganizimin e ministrive

Sot në Kuvend do të debatohet për riorganizimin e ministrive. Në rend dite është projektligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore sipas procedurës së shkurtuar, i propozuar nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Sipas tij, korrigjimet janë në drejtim të mirëfunksionimit, mospërputhjes së kompetencave, fokusimit në çështjet në fushën e energjisë, minierave dhe sportit. Kabineti i ri duhet të ketë 23 ministra. Me ligj një pjesë e ministrive do të riorganizohen dhe do të formohen të reja. Ministria e Ekonomisë do të bëhet Ministri e Ekonomisë dhe Punës. Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
 
Ministri të reja do të jenë Ministria e Sportit, si dhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. Turizmi shkon nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës. E re është edhe Ministria e Digjitalizimit dhe do të ketë një Ministri të re të Administratës.