Përleshje mes demonstrantëve dhe policisë në Lubek, ku mbahet mbledhja e G-7
Grupe të demonstrantëve kanë hyrë në përleshje me policinë mbrëmë në qytetin gjerman Lubek, ku filloi takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve të G-7...

Rreth 3.500 policë janë të angazhuar për sigurinë e qytetit. Qendra për shtyp ku punojnë gazetarët, të akredituar për mbledhjen sigurohet nga policia me helmeta dhe jelekë antiplumb dhe me qenë policor. Qendra në Lubek praktikisht është nën rrethojë, ndërsa komunikacioni në pjesën e vjetër të qytetit është bllokuar.
Disa nga pjesëmarrësit në protestë kundër mbledhjes së G-7 u munduan të depërtojnë në kordonin policor.
Ukraina, Irani, Jemeni dhe përgatitjet e samitit të G-7 në Bavari, më 7 dhe 8 qershor janë temat në të cilat do të bisedojnë ministrat e punëve të jashtme.
Në Lubek sot pritet të arrijë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmaer deklaroi mbrëmë se kthimi i Rusisë në Grup varet nga mundimet e saj në përpjekjet për t'i vënë fund konfliktit ukrainas, si dhe nga qëndrimet e tij në krahasim me krizat tjera në botë, si ato në Siri dhe Iran.
