Maqedoni

Në Klinikën kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, brenda ditës operohen 25 pacientë

07.06.2024 14:22

Gjatë tre javëve të fundit në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” operohen vetëm pacientët me raste urgjente....

Gjatë tre javëve të fundit në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” operohen vetëm pacientët me raste urgjente. Brenda ditës  operohen 25 pacientë, prej tyre ka nga ata që janë në listën e pritjes dhe operohen në raste të përkeqësimit të shëndetit të tyre. Mjekët thonë se gjatë këtyre javëve janë plotësuar të gjitha kapacitetet nga 95 për qind deri në 100 për qind. Theksojnë se kompresorët rregullisht servisohen dhe presin që sa më shpejtë të tejkalohen problemet me sallat e operacioneve në klinikat kirurgjikale.
 
“I kemi prolonguar pacientët jo vetëm në repartin e traumatologjisë, por edhe pacientët e tjerë me zgjedhje në të gjithë spitalin që t’u dalim në ndihmë pacientëve me urgjencë nga i gjithë vendi. Gjatë tre javëve të fundit, kapacitetet janë mbushur nga 95 deri në 100 për qind. Kjo ndryshon në baza ditore varësisht nga numri i pranimit dhe lëshimit të pacientëve. Mendoj së gjatë ditës operohen deri në 25 pacientë.”, - deklaroi Nebojsha Nastov nga Klinika për sëmundje kirurgjike. 
 
“Kemi marrë shkresë nga Ministria e Shëndetësisë, nëse kemi nevojë për kuadër medicinal të na sigurojë, megjithatë ende nuk kemi marrë ndihmë dhe presim tani.”, - theksoi drejtoresha ekonomike në Klinikën kirurgjikale, Nermin Shaqiri.
 
Klinikat kirurgjikale në qendrën klinike punojnë me intensitet të ulët, në funksion janë vetëm dy salla të operimeve dhe përparësi u japin pacientëve me sëmundje malinjë dhe pacientëve me frakturë. Me mbylljen e sallave të operimeve është ulur numri i intervenimeve. Sipas vlerësimeve të kirurgëve, gjatë këtyre 20 ditëve janë prolonguar rreth 2 mijë intervenime.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI