Maqedoni

Euroambasadori Gir takon Gashin: Parlamenti të punojë në integrimin në BE

07.06.2024 14:41

Përbërja e re parlamentare të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimit strategjik të vendit...

Përbërja e re parlamentare të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimit strategjik të vendit për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Këtë mesazh e ka përcjellë euroambasasori, Dejvid Gir, në takimin me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Temë diskutimi në takim kanë qenë edhe zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, si dhe formimi i Qeverisë së re. Gir dhe Gashi kanë diskutuar edhe për procedurat e miratimit të ligjeve në Kuvend, forcimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit në raport me pushtetin ekzekutiv, si dhe përafrimin e mëtejshëm me legjislacionin e BE-së.
 
“Presidenti Gashi, nga ana e tij, ka falënderuar për mbështetjen e padyshimtë dhe të vazhdueshme të institucioneve evropiane për procesin e zgjerimit. Ai përshëndeti Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili tha se ai duhet të inkurajojë më tej rajonin që të përgatitet për anëtarësim në BE, veçanërisht duke zbatuar reformat në fushën e sundimit të ligjit, forcimin e institucioneve demokratike, luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik.”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. 
 
Gjithashtu nga kabineti i kryeparlamentarit njoftojnë se bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e vazhdimit të dialogut “Zhan Mone”, Kryetari i Kuvendit, Gashi, në takim ka shprehur edhe kënaqësinë që metodologjia e re e BE-së për zgjerim parasheh një rol të shtuar të parlamenteve në negociata, duke siguruar se përbërja e re parlamentare do të investojë plotësisht në këtë proces.
 
ERSAN PAJAZITI