HRU: Policia serbe i keqpërdor emigrantëtët dhe personat të cilët kërkojnë azil

15.04.2015 11:44

Policia serbe kryen keqpërdorim dhe abuzim të personave të cilët kërkojnë azil dhe emigrantëve në Serbi, kumtoi sot organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Hjuman rajts uoç"...

Në njoftimin e publikuar në sajtin e kësaj organizate me seli në Nju-Jork, theksohet se përmes intervistave me emigrantët dhe personat të cilët kërkojnë azil ka ardhur deri te informacioni për sulme të dhunshme, kërcënime, fyerje, shantazhe, refuzim të dhënies mbrojte speciale për fëmijët pa shoqërimin e të rriturve, si dhe dërgimin në grupe të emigrantëve prapa në Maqedoni.

Përveç kësaj disa familje dhe fëmijë pa shoqërim të të rriturve kanë deklaruar se janë refuzuar kur kanë dashur të regjistrohen si kërkues të aizilit, si dhe se flejnë jashtë në ftohtin e madh.

HRU në periudhën mes nëntorit vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti ka marrë në pyetje  81 emigrantë dhe një person që ka kërkuar azil, mes të cilëve  edhe 18 fëmijë, në më shumë vende në Serbi dhe Maqedoni.