Barak Obama: Kuba nuk mbështet terrorizmin
15.04.2015 11:51
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti, Barack Obama, do të heq Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin...

Në një mesazh për kongresin, Obama ka thënë se qeveria komuniste e Kubës “nuk ka siguruar ndonjë mbështetje për terrorizmin ndërkombëtar” gjatë gjashtë muajve të fundit. Ai po ashtu ka thënë se Havana ka ofruar siguri se nuk do të mbështesë aktet e terrorizmit në të ardhmen.
Ministria e Jashtme e Kubës ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara është i drejtë. Njoftimi vjen pak ditë pasi Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, janë takuar në Panama, duke realizuar takimin e nivelit më të lartë midis dy vendeve në më shumë se 50 vite.
