Kuvendi votoi ndryshimet për riorganizimin e ministrive

08.06.2024 13:42

Me 88 vota “pro” dhe 22 “kundër”...

Me 88 vota “pro” dhe 22 “kundër”, rreth orës 02:30 të mëngjesit janë votuar ndryshimet në Ligjin për Administratën Shtetërore, me të cilat riorganizohen ministritë. Tani numrit të Ministrive ku shtohen edhe katër ministry tjera, dhe me këtë numri I të njëjtave arrinë në 20 ministri. Me ligjin e ri do të krijohen Ministria e Sportit, Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministria e Administratës Publike, ndërsa ndryshime ka edhe në disa ministri të tjera.

Për ndryshimet e Ligjit votuan deputetët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO DPMNE, deputetët e koalicionit “VLEN”, partia ZNAM dhe disa deputetë të koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI. Shumica e dy të tretave të nevojshme për miratimin e këtij ligji u sigurua pas takimit të djeshëm në mbrëmje mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe Frontit Evropian, ku u ra dakord për mbështetjen e ligjit në këmbim të formimit të një komisioni ad hoc në Kuvend. për përfaqësim të drejtë.

Mandati Mickoski bëri të ditur se formimi i kabinetit do të jetë para përfundimit të afatit 20-ditor që filloi të funksionojë një ditë më parë, më 6 qershor.

“Kualicioni Maqedonia e jote VMRO-DPMNE, ka marrë për obligim që të ndërmarrë aktivitete për racionalizim të organeve shtetërore, me mundësi të shkurtimit, plotësimit apo të bashkimit të disa organeve shtetërore. Atë pikërishtë edhe sot po e bëjmë përmes këtij ligji për propozim të ndryshim të ligjit për organizimin dhe punën e organeve shtetërore“ – tha Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pasi Kuvendi mori vendimin e djeshëm që ligji të kalojë me procedurë të shkurtuar, kaloi shprehimisht dy filtrat parlamentar, komisionin e sistemit politik dhe komisionin legjislativo-juridik dhe më pas doli para deputetëve për votim, gjeti kritikën e deputetëve të LSDM-së.

“Keni kritikuar për implementimin e procedurës së shkurtuar, ndërsa sot po heshtni, por kjo tanimë nuk ka rëndësi, tash nuk ka rëndësi që bëhet fjalë për ligj sistematik, tash nuk kanë rëndësi as principet për të cilat keni folë plotë 7 vite, nuk janë rëndësishëm as mendimi I ekspertëve, nuk është I rëndësishëm as puna e Kuvendit e as Kushtetuta e vendit“ – u shpreh deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrova.

Ndërsa Blerim Bexheti nga FRONTI EUROPIAN, u ndjeh I provokurë kur deputetët e VMRO-DPMNE-së flisnin për legjitimitetin, dhe sipas Bexhetin kur të vije pun ate legjitimiteti Fronti ka se cka të thotë.

“Më provokoi që të marrë fjalë procedural, kordinatori I grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së ku u thirrë në legjitimitet, pasi që legjitimiteti me vet faktin që jemi të organizuar në parti politike mbi baza etnike nënkupton që edhe ky ligj nuk duhet të sillet në mënyrë të njëanshme. Ky ligj aq I rëndësishëm që I regulon të gjitha organet shtetërore duhet me kujdes pasiqë RMV legjitimitetin e ka pak të përzier, dhe me rëndësi është që tek legjitimiteti edhe ne thirremi, sepse kemi legjitimitetin e shqiptarëve” – deklaroi Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti.

Ndryshimet parashikojnë shtimin e segmentit të punës në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa Ministria e mëparshme e Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ministria e Sportit do të pasojë Agjencinë për Rini dhe Sport, kurse një pjesë e kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e minierave dhe energjetikës do të jenë pjesë e kompetencave të një Ministrie të re të Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. Kompetencat për turizmin do t'i ketë ministria e re e kulturës dhe turizmit.

Do të krijohet një ministri e dixhitalizimit, e cila do të pasojë ministrinë e mëparshme të teknologjisë së informacionit dhe administratës dhe do të krijohet një ministri e administratës. (Fitim Kryeziu, TVM2)