Maqedonia e Veriut, ulet numri i martesave, rritet i divorceve
Viteve të fundit në vendin tonë....

Viteve të fundit në vendin tonë mjaftë shqetsues është fakti i rritjes së numrit të divorceve si dhe zvogëlimi i numrit të kurorzimeve. Këtë e dëshmojnë edhe nga Enti Shtetëror i Statistikës, sipas të dhënave nga ky ent vitin e kaluar në RMV janë evidentuar 1.6% më pak kurorzime në krahasim me vitin paraprak.
Nga ana tjetër numri i të shkurorzuarve është rritur për madje 9.4%, apo gjithësej 1.765 partnerë i kanë dhënë fund bashkshortësisë.
Këtë dukuri e kanë vërtetuar edhe nga Qendra për Punë Sociale nga ku thonë se në bazë ditore kanë nga madje nga 30 deri 40 kërkesa për shkurorzim.
Sipas të dhënave statistikOre numri më i madh i divorceve bëhen në moshën nga 35 deri 39 vjeç, respektivisht nga 5 deri 9 vjet bashkshortësi.
Mirëpo psikologët lidhur me dukurinë e shkurorzimeve thonë se është gjendje shqetsuese dhe se bartë pasoja me vete. Shumica thonë se kanë vendosur të jetojnë në kushte jashtë martesore.
"Me të vërtetë është shqetsuese sepse e dijmë se divorci është një situatë mjaftë stresuse dhe që me vete bartë mjaftë pasoje edhe atë para, gjatë dhe pas shkurorzimit tek partenrët sidomos në aspektin psikologjik dhe ndikimin social. Kjo sidomos ka ndikim edhe tek antarët tjerë të rrethit familjarë", theksoi psikologja, Sonja Ugrinovska.
Nga ana tjetër qytetarët vlersojnë se ulja e numrit të kurozimeve ka të bëje kryesisht me gjendjen financiare të partnerëve.
Megjithatë ekspertët i këshillojnë partnerët që të kërkojnë mbështetje apo këshilla në përpjekje të tejkalimit të krizës. E nëse nuk mund ta gjejnë këtë atëher ti japin fund bashkshortësis e sidomos kur bëhet fjalë për familje me fëmijë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
