Struga, qytet i preferuar për pushime për shumë nxënës
Në prag të përfundimit të vitit shkollor...

Në prag të përfundimit të vitit shkollor, e disa edhe të përfundimit të një kapitulli, nxënës të shkollave nga qytete të ndryshme të Maqedonisë kanë vizituar këtë fundjavë Strugën.
Rrugët dhe bulevardet e qytetit u vërshuan nga fëmijë të cilë ishin të lumtur që po kalonin kohë me shokët dhe shoqet e klasës, ndërsa u shprehën se Struga është qyteti i tyre i preferuar për pushime. E së bashku me to, ishin edhe mësuesit të cilët përkujdeseshin për to.
I gjithë muaji maj dhe qershor ka qenë i mbushur me nxënës të shkollave të ndryshme nga Maqedonia, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria të cilët kaluan shëtitjet, maturën dhe semimaturën në Strugë.
Me këtë, sezoni turistik konsiderohet se ka filluar më herët, ndërsa deri në fund të sezonit pritet që të shënohet një rekord i ri i vizitorëve. (Ilmije Zhaku, TVM2)
