Izrael, një sulm i ri në kampin Burei, dhjetëra të vrarë

08.06.2024 16:57

Të paktën 14 palestinezë u vranë...

Të paktën 14 palestinezë u vranë dhe dhjetëra prej tyre u plagosën në një sulm të ri izraelit në kampin Burei në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftuan mediat palestineze.

Gjatë operacioneve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, anëtarët e IS bastisën dhe shkatërruan një kompleks ushtarak të Hamasit në lagjen Tel Sultan të Rafah, tha ushtria izraelite.

Kombet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë Izraelin dhe Hamasin si vende dhe organizata që dëmtojnë fëmijët në zonat e konfliktit.

Temperaturat vazhdojnë të rriten në Rripin e Gazës pasi palestinezët e zhvendosur në kampin Jabalia, në veri të enklavës, vazhdojnë të luftojnë me mungesën e ujit.

Familjet rreshtohen për orë të tëra nën diell, përpara fuçive të ujit që presin të mbushin kova dhe kontejnerë me ujin që u nevojitet për të racionuar me kujdes.

“Nuk ka ujë, nuk ka ushqim. Fëmijët tanë vdiqën nga etja. Ne nuk lahemi. Trupi ynë është i papastër. Ne nuk hyjmë në banjë. Nuk kemi çfarë të mbijetojmë. Nuk kemi asgjë. Nuk kemi ujë, rrymë, asgjë për të pirë. Ki mëshirë” – tha Bassam Abu Rokbah, person i zhvendosur.

“Është një problem real, presim që një nga donatorët të kalojë rrugën që të mos i vijë keq dhe të na sjellë ujë. Nuk kemi ujë, pus, asgjë. Ka një fatkeqësi, një fatkeqësi të panatyrshme dhe të madhe, jeta bazohet në ujë, pa ujë” – tha Ebu Anan, person i zhvendosur.

“Nevojat e jetës janë zero, dhe nën zero, klasat janë djegur plotësisht, rrobat tona janë të zeza, jemi bërë si lypës, nuk ka nevoja të jetës dhe nuk ka asgjë, dhe sa i përket ushqimit dhe pijeve, nuk ekziston. ose pothuajse nuk ekziston, dhe ndihma mezi arrin, kalimet janë të mbyllura, nuk ka ndihmë, puset janë të gjitha të shkatërruara” – u shpreh Hasan Edwan, person i zhvendosur.

Ndërsa Bota është në pritje të një marrëveshje të qëndrueshme në Rripin e Gazës pas propozimit të Presidentit Amerikan Xho Bajden, por se i njëjti propozim ishte hedhur poshtë Hamasi, pasi këto të fundit kërkojnë tërheqje të tërësishme të Izraelit. (Fitim Kryeziu, TVM2)