Fundoset një anije në ujërat e Mesdheut, dyshohet se janë mbytur rreth 400 emigrantë
15.04.2015 12:21
Rreth 400 emigrantë dyshohet se janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në ujërat e Mesdheut...

Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar 144 njerëz dhe kanë nisur një operacion ajror dhe detar, me shpresën për të shpëtuar të tjerë.
Organizata “Save” the “Children” ka thënë se shumica e të mbijetuarve “janë të rinj, e ndoshta edhe të mitur”. Të mbijetuarit kanë thënë se tragjedia e fundit ka ndodhur pasi anija me rreth 550 emigrantë është mbytur një ditë pasi ka lënë Libinë.
