LSDM, do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë
Analizohen arsyet e disfatës së zgjedhjeve...

Analizohen arsyet e disfatës së zgjedhjeve, por paralelisht me këtë zhvillohet procesi për kryetar të ri dhe udhëheqësinë në njërën nga partitë më të mëdha opozitare maqedonase në vend LSDM.
Venko Filipce, Sllavjanka Petrovska, Jovan Despotovski dhe Aleksandër Bajdevski janë katër kandidatët për fronin e partisë. Si në çdo proces zgjedhorë dhe në këtë brenda-partiak, të katër kandidatët thotë se do t’i kushtojnë më shumë vëmendje zërit të antarëve, gjë e cila ishte harruar në proceset politike.
“Në përputhje me kërkesat, sygjerimet, vërejtjet e antarëve tanë që i kam dëgjuar për kohën e fushatës për zgjedhjet presidenciale, është një sistem që mendoj se duhet të implementohet në parti.” – tha Kandidati për Kryetar të LSDM-së, Venko Filipçe.
“E di se çfarë duhet të hiqet shumë shpejt që të mund të arrihet, parasëgjithash uniteti, kohezioni dhe kuptohet ta përmisojmë funksionimin e partisë, vetëm atëherë do mund të flasim për fitore.” – deklaroi Sllavjanka Petrovska, kandidate për Kryetare të LSDM-së.
Të gjithë kanë progame për periudhën e ardhëshme, si dhe vizion se si të përmisohet funksionimi i përgjithëshëm i partisë.
“Pra NE gjatë gjithë kohës, flasim e flasim për disa gjëra të përgjithëshme, procese të përgjithëshme, duke harruar se politikanët dhe politika, partitë polike, Qeveria, institucionet egzistojnë për qytetarët. Kështu që fokusi duhet të drejtohet te qytetarët” – u shpreh Jovan Despotovski, kandidat për Kryetar të LSDM-së.
“Në secilin prej antarëve tanë është ndryshimi dhe secili prej anëtarëve tanë duhet të dëgjohet. Kohën e fundit më duhet ta pranoj që nuk ishim dëgjues të mirë, nuk dëgjonim sa duhet.” – theksoi Aleksandar Bajdevski, kandidat për Kryetar të LSDM-së.
Ka mbetur që të dielën, Social Demokratët gjatë kongresit t’i analizojnë gabimet e tyre, të cilat i quan në rezultate zhgënjyese gjatë zgjedhjeve presidenciale. Tashmë më 30 qershor do të zgjedhin liderin e ri të partisë, njërin nga katër kandidatët e paraqitur. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
