Bujqësi, lajthitë e Maqedonisë do të eksportohen në Zvicër

08.06.2024 18:31

Boshko Nelkovski ka 15 vjet që kultivon lajthi...

Boshko Nelkovski ka 15 vjet që kultivon lajthi organike në rreth 12 hektarë. Tetë tonë lajthi eksportohen çdo vit në Zvicër. Ai thotë se lajthia është një bimë shumë e qëndrueshme në temperatura të ulëta dhe vendi ka parakushtet që prodhimi të rritet.

Por në tre vitet e fundit subvencionet për prodhuesit e lajthive janë ulur, ndërsa kostot e prodhimit janë rritur.

Ai thotë se është e nevojshme mbështetja nga ministria e bujqësisë dhe ndryshimet ligjore për rrethanat lehtësuese gjatë eksportit.

“Ishte vit i rritjes së çmimeve të të gjitha repro-matrialeve, është rritur kostoja e fuqis puntore, por nga ana tjetër kemi ulje të subvencioneve, dhe kjo sjellë deri tek ulja e prodhimtarisë së lajthisë, pra ulje të hapësirës prodhuese. Në vend që ne si shtet të shëndërohemi në një potencial eksportues dhe ta rrisim këtë potencial, ne këtë mundësi po e zvogëlojmë” - tha Boshko Nelkovski, kultivues i lajthive.

70 për qind e prodhimit botëror të lajthive i përket Turqisë. Por, tregtarët nga Zvicra thonë se lajthia maqedonase është më cilësore dhe për këtë synojnë tregun maqedonas. Lajthia maqedonase ka certifikatë furnizuese të klasit A.

“Ne paisemi vetëm nga Turqia, por ne blejmë lajthinë edhe nga Italia, por duam tregje të reja” – u shpreh një blerëse e lathisë nga Zvicra.

Për t'i ndihmuar prodhuesit që të jenë konkurrues në tregjet evropiane, por edhe për të dëgjuar se çfarë kërkojnë blerësit për t'u respektuar, në Konferencë mori pjesë edhe ministri shtesë i bujqësisë Cvetan Tripunovski. Një ndër prioritetet është edhe Ligji për prodhimtarinë organike, i cili do të lehtësojë eksportin e lajthive.

“Në mbledhjen e parë të Ministrisë do të jetë ligji për prodhimet organike me të vetmin qëllim, që ta kapim tregun që po na ofrohet” – deklaroi Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Si shtet aktualisht mund të eksportojmë rreth 10 tonë lajthi dhe Zvicra është gati të blejë deri në 200 tonë. (Fitim Kryeziu, TVM2)