Konflikti ushtarak, vazhdojnë sulmet ruse në zonat e Ukrainës

08.06.2024 19:17

15 vendbanime në rajonin Kherson....

15 vendbanime në rajonin Kherson u granatuan dhe luftime u zhvilluan gjithashtu në rajonet Nikopol, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk, thanë autoritetet lokale ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se forcat e saj ajrore kanë penguar një seri sulmesh me dronë në territorin e saj. Shtëpia e Bardhë thotë se ka një mundësi për të rritur vendosjen e armëve bërthamore strategjike amerikane në vitet e ardhshme.

Ukraina dhe gjendja në Ukrainë do të jetë në krye të agjendës së Presidenti amerikan Joe Biden I cili po qëndron për një vizitë në Paris, ku do të takon homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Shtetet e Bashkuara janë deri tani kontribuuesi më i madh në mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa Franca po finalizon krijimin e një koalicioni instruktorësh ushtarakë për Kievin.

Si Macron ashtu edhe Biden deri më tani kanë reaguar shpesh ndaj ritmit me të cilin po dërgohet mbështetja në Kiev.  Ata patën takime të veçanta me presidentin ukrainas Zelensky, nga i cili thanë se ka nevojë urgjente për të mbështetur Kievin kundër pushtimit rus. (Fitim Kryeziu, TVM2)