Fotografi Faton Murati me ekspozitë personale të natyrës së Strugës
Forografi strugan Faton Murati...

Forografi strugan Faton Murati realizoi ekspozitën e dytë personale me bukuritë e natyrës së Strugës. Ekspozita u quajt 365 ngjyrat e natyrës, e cila kishte një koleksion të pasur të forografive të shkrepura në vende dhe stinë të ndryshme, për të treguar pamje të cilat ndoshta në përditshmëri I kalojmë pa I vërejtur.
“365 ngjyra të natyrës lam vendosur ta emëroj këtë ekspozitë për arsye se në vendin ku jetojm ne, më së shumti un shpreh emocionin përmes fotografisë për arsye se na ofron natyra jonë kaq e bukur, çdo ditë të dalish në këtë vend të ofron ngjyra të ndryshme piktoreske” – u shpreh fotografi, Faton Murati.
Fotografi Faton Murati thekson se mbështetja e qytetarëve strugan për punën e tij ndër vite ka qenë e madhe, ndërsa ka mbështetje edhe nga mërgimtarët tanë të cilët i kërkojnë fotografitë për ti vendosur në ambientet e tyre ku jetojnë.
“Në përgjithësi janë shumë mbështetës si nëpër rrjete sociale ashtu edhe në ekspozitat e mia që I kam, kjo është e shtata ekspozitë kolektive dhe e dyta personale, ka qenë mbështetja shum e mirë, dhe qytetarët që jetojnë këtu dhe mërgimtarët që jetojnë jashtë gjithashtu dhe kur vijnë në pushime marrin nga një fotografi të vendosin në ambientet e tyre të shtëpisë apo të punës dhe për ktë jam shumë faleminderues.” – tha fotografi, Faton Murati.
Kjo është ekspozita e dytë personale e fotografit Faton Murati, e para është realizuar në vitin 2017, ndërsa ai theksoi se tashme do ta vazhdojë ta bëjë traditë, ku në çdo ekspozitë të tij do të paraqes pamje të ndryshmë të Strugës. (Ilmije Zhaku, TVM2)