Çmimet në treg “lëvizin” brenda javës, qytetarët: Të ulen më tepër çmimet

09.06.2024 15:37

Në tregun e Bit Pazarit çmimet e disa produkteve ushqimore...

Në tregun e Bit Pazarit çmimet e disa produkteve ushqimore janë ulur,mirëpo qytetarët e anketuar thonë që duhet të ulen edhe më shumë çmimet,sepse në krahasim me standardin që e kemi janë të larta .

“Kanë filluar të ulen çmimet, por për standardin tonë janë shtrenjtë”.

“Populli është i varfër, jo unë nuk jam i punësuar”.

“Nuk janë shumë shtrenjtë çmimet por ne kemi të ardhura të pakta prandaj dhe nuk mund të kalojmë muajin si duhet, marrim vetëm produktet më elementare”.

“Qershiat, bizelja më shtrenjtë 80 den, 100 den, duhet të ulen për 20 përqind”.

“ Sipas standardit duhet 50 përqind të ulen çmimet, me këtë dinamikë si është duke shkuar është rëndë, shumë është vështirë, mbi 50 mijë denarë duhet për katër anëtarë”.

“Çmimet janë ulur pak në treg megjithatë prap janë shtrenjtë” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Edhe tregëtarët ankohen se nuk kanë shitje si duhet, mëgjithëse kanë rënë çmimet e  disa produkteve ushqimore. Thonë se duhet të marrin masa organet kompetente për varfërinë në vend.

“Çmimet kanë filluar të bien jashtë mase por populli pare nuk ka, buxheti është shumë i ulët, 40 den specat, domatet 30, qershiat kanë rënë 80 den. Pak duhet të mendojë Qeveria për këtë popull, ata presin të marrin pensionin kur të marrin të paguajnë rrymën, ujin, ilaçet, çka ju mbetet me ngrënë asgjë”.

“S’ka shitje se popullata 20-30 përqind është jashtë, pak dobët, por shpresojmë.”

“Shumë dobët është, s’ka rëndësi se kanë rënë çmimet, nuk kanë para njërëzit, me një rrogë vjen hec dhe i merr më lirë ndokund.” – u shprehën disa nga shitësit në treg.  

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin maj  është 60.090 denarë. Kjo i bie se për një familje katër anëtarëshe duhen së paku 1.000 euro për ta kaluar muajin. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)