Poroshenko shkarkon ambasadorin e Ukrainës në ShBA
15.04.2015 12:24
Presidenti, Petro Poroshenko, ka shkarkuar ambasadorin e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, mandati i të cilit në Uashington ka nisur gjatë udhëheqjes së ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych...

Poroshenko nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për shkarkimin e Oleksandr Motsykut. Ky i fundit ka shërbyer si ambasador i Ukrainës që në qershor të vitit 2010.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë aleate të Kievit pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina, në mars të vitit 2014. Mediat në Ukrainë kanë spekuluar se Valeriy Chaly, zëvendësshef i administratës së Poroshenkos, mund të emërtohet ambasador i ri në ShBA.
