Kongresi i LSDM-së u shty për një kohë të pacaktuar, u kërkua kohë shtesë për përgatitjen e raporteve
Kongresi i LSDM-së u shty...

Kongresi i LSDM-së u shty dhe do të vazhdojë pasi organizatat komunale të japin mendimin e tyre për Raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ky është epilogu I Kongresit raportues pas thirrjes së Kongresit të partisë nga ana e Organeve të LSDM-së.
Në Kongresin raportues të LSDM-së u analizuan rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, bazuar në një raport të detajuar dhe të gjerë të përgatitur.
Trajçe Galevski, kërkoi që ky Kongres të vazhdonë pasi të bëhet një analizë më e detajuar pas raportit të cilin e elaboroi ish kryetari I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
“Deri tek ne është dorëzuar raporti për zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale për vitin 2024, i cili është voliminoz apo përmbanë 66 faqe. Prandaj ne si organizata Komunale të partisë kemi nevojë për kohë me qëllim që ta analizojmë, dhe ti japim edhe ne sygjerimet tona. Prandaj në emrin e të gjithë Kryetarëve të organizatave komunale kërkojmë që ky kongres të shtyhet për ndonjë ditë tjetër” – tha Trajçe Galevski nga LSDM.
Propozimi u mbështet nga shumica e delegatëve të pranishëm, me çka u vendos që Kongresi të ndërpresë punën, t'u jepet kohë organizatave komunale që ta analizojnë Raportin, të shprehen dhe të japin kontributin e tyre në versionin përfundimtar me vërejtje, sugjerime dhe përfundime.
Në Kongres, Presidenti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, shpjegoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti i tij. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe shef i Shtabit Zgjedhor, Mile Zeçeviq Vardarski, prezantoi Raportin e detajuar për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale 2024, pas së cilës u hap diskutimi për Raportin, i cili përmban edhe analizën e rezultateve zgjedhore.
Por para hyrjes në Kongres, Kryetari I deritanishëm, Dimitar Kovaçevski, theksoi se pret të debatohen të gjitha temat të cilat janë e një rëndësie të veçantë për partinë, dhe rrugëtimi i subjektit në të ardhmen.
“Pres që të kemi një debatë të hapur, pres që të bisedojmë në mënyrë konstruktive për të gjitha çështjet e të cilat kanë ndikuar në rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet parlamentare, por edhe në zgjedhjet e vitit 2021. Ashtuqë delegatët e këtij kongresi kanë tema për cka të bisedojnë, ndërsa një pjesë e forumeve të partisë do ti prezantojnë analizat e tyre paraprake. Prandaj mund të them se pres që të jetë një Kongres i hapur dhe i suksesshëm, nga i cili LSDM duhet të dalë më e fuqishme, më e organizuar, dhe të hymë në procesin e zgjedhjes së Kryetarit të ri të partisë, dhe organeve tjera të partisë” – u shpreh tashmë ish Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Edhe Nënkryetari i këtij subjekti politik Fatmir Bytyqi, theksoi se kjo ditë duhet të jetë ditë e kthimit të partisë.
“Do të duheshte secili subjekt demokratik politik ta organizon një kongres të partisë pasë ciklit zgjedhor, dhe hapur të bisedohet për rezultatin e zgjedhjeve, dhe të shikojmë se cka realishtë na pret pas kësaj periudhe. Sepse tani e kemi kohën e zgjedhjeve të brendshme, dhe kjo dyhet të jetë pika e kthimit të partisë, dhe prandaj është një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe për partinë” – deklaroi Ish Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.
Në ndërkohë më 6 qershor përfundoi afati për kandidat për kryetar të LSDM-së dhe deri më tani kandidaturat e tyre i kanë paraqitur Sllavjanka Petrovska, Venko Filipçe, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski. Zgjedhjet e brendshme do të mbahen më 30 qershor, ndërsa të drejtë vote kanë të anëtarët e LSDM-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)
