Bombardimet izraelite në Gaza, rreth 300 të vdekur gjatë dy ditëve, protesta në SHBA kundër vrasjes së civilëve

09.06.2024 17:35

Trupat e viktimave të sulmeve ajrore izraelite...

Trupat e viktimave të sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Bureij në Gaza qendrore mbërritën në Spitalin e Martirëve Al-Aksa, ndërsa mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tyre. Dhjetra viktima dhe shumë trupa të tjerë janë ende nën rrënoja.

Ushtria izraelite ka shënjestruar zonat lindore të kampit të refugjatëve Bureij dhe qytetin e Deir al-Balah. Familjet e viktimave të sulmeve ajrore mes lotësh dhe dhimbjes, kryejn ritualet e varrimit. Dëshmitarët rrefejnë momentet e bombardimeve.

"Aeroplanët luftarakë izraelitë filluan të na bombardojnë në të gjitha drejtimet. Nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi sepse u shtriva në tokë, por dëgjoja zhurmën dhe shtëna me armë zjarri dhe predha që bienin, kjo është gjithçka që di.” – tha Khalil Al-Tahraëi, dëshmitarë.

"Armiku izraelit nuk ka qëllim tjetër përveç vrasjes së civilëve. Nëse numri i fëmijëve është i madh ose numri i të zhvendosurve është i madh, ata zbresin drejtpërdrejt në ndërtesë dhe ajo bëhet një objektiv kryesor për pushtuesin, siç e shihni, ata djegin familjet, djegin fëmijët dhe djegin të moshuarit, të cilët nuk i bëjnë dëm askujt.” – u shpreh Muhamed Abu Al-Kass, dëshmitare.

“Në incidentin Nuseirat, fqinji ynë nga Dar Al-Helu, ishte figurë e njohur dhe e shquar. Ai kujdesej për familjen e tij dhe jetontë në rrugën Al-Tëenty, izraelitët goditën me raketë direkt mbi të. Ai ra dëshmorë aty.” – tha një banor i Gazës.

Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin amerikan Uashington, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Ata mbushën sheshin përpara Shtëpisë së Bardhë, duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime "Stop gjenocidit" ose "Ndalo ndihmën ushtarake për Izraelin".

"Rreth 60-70 përqind e njerëzve në Amerikë mbështesin një armëpushim. Kjo është gjithçka që duam."

"Gjenocid, është e papranueshme. Më së shumti që mund të bëj si individ është të dal këtu dhe të jap mbështetjen time.”

"Nuk ka më fjalë në anglisht apo arabisht. Vija e kuqe është kaluar tetë muaj më parë." – thanë disa nga protuestuesit.

Protesta u mbajten edhe në Los Angjelos, pasi ekziston një mbështetje e thellë për Izraelin nga autoritetet e SHBA-ve. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)