Grupet e punës së VMRO, VLEN dhe “E Di” bisedojnë për përbërjen e Qeverisjes së re

09.06.2024 18:10

Afatet kushtetuese bëjnë presion...

Afatet kushtetuese bëjnë presion mbi partnerët e ardhshëm të koalicionit t’i vazhdojnë bisedimet për emrat që do të propozohen për ministrat, zëvendësit dhe sekretarin e shtetit, që ende nuk janë shpalluar zyrtarisht.

Nga VMRO-DPMNE, janë me qëndrimin se zgjedhjet kadrovike, duhet të konfirmohet nga organet më të larta dhe nuk do të citojnë emra, në kohën që bisedimet janë duke vazhduar.

”Do të ishte shumë e papërgjegjshme që në këtë moment kur bisedimet janë duke vazhduar dhe akoma nuk janë përmbyllur, që të dalim me qëndrim për zgjedhjet kadrovike ose për ndarjen e institucioneve. Qytetarët duhet të dinë se në periudhën e ardhëshme, kur të përmbyllen të gjitha këto marrveshje, VMRO-DPMNE, si parti politike përgjegjëse dhe transparente, për vendime të tilla kaq të rëndësishme do ta informojë opinjonin.” – tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Ndërkohë që grupet e punës negociojnë për drejtoritë, në opinjon janë përhapur lajme se koalicioni “Vlen”, do të vendosë kuadrot e saj në MEPSO, Rrugët e Maqedonisë, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Posta, por do të kenë drejtori edhe te disa burgje dhe klinika, por zyrtarisht nuk është konfirmuar.

Kryeparlamentari Afrim Gashi, për TVM-në, tha se koalicioni “Vlen” do të ketë gjashtë ministri.

“Koalicioni “Vlen” do të marrë gjashtë ministri, këto janë ; Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekologjisë,  e Ekonomisë, Politikës Sociale, Ministrina e Eurointegrimeve dhe një ministri pa resor, e cila mund të jetë e Qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, pra, akoma nuk është caktuar me emër se cila do të jetë.” – tha Kryeparlamentari, Afrim Gashi.

Nga lëvizja “ E di” për Maqedoninë tonë, e Maksim Dimitrievskit, ende nuk kanë vendosur se kë do të propozojnë për zyrtarë në qeveri, pasi ,sipas tyre, raporti i grupeve të punës pas përfundimit të bisedimeve, duhet të konfirmohet nga organet e partisë pas së cilës do të vijojë një procedurë e re, ku do të zgjidhen bartësin e fuksioneve publike.

Prioritet i bisedimeve është harmonizimi i platformave programore dhe inkorporimi i tyre në programin e qeverisë si dhe parimet për funksionimin e qeverisë. Janë të hapura çëshjtet e resoreve të caktuara, por në këtë moment të njejtat nuk janë plotësisht të përcaktuara, as të konfirmuara dhe bisedimet vazhdojnë në kontinuitet edhe ditëve në vijim- thonë nga Lëvizja “E di”.

Afati për harmonizimin e programit dhe formimin e qeverisë përfundon më 25 qershor. (Farije Dauti - Bakiu, TVM2)