BE, votohet për përbërje të re të Parlamentit Europian
360 milionë qytetarë me të drejtë vote...

360 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin 720 përfaqësues në Parlamentin Evropian në 27 vende. Në ditën e katërt dhe të fundit, votimi po zhvillohet në 21 vende, ku Italia do të jetë vendi i fundit që mbyll kutitë e votimit në orën 23.00.
Këto zgjedhje po konsiderohen si shumë të rëndësishme pasi kontinenti evropian po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit.
Grupi më i madh i qendrës së djathtë në Evropë, Partia Popullore Evropiane, pritet të fitojë më së shumti vota në gjithë vendet e BE-së, ndonëse partitë e të djathtës ekstreme po synojnë sa më shumë vota në nivel kombëtar.
Ndërsa banorët e anketuar presin që Europa të jetë e bashkuar, dhe me e fuqishme, por një pjesë prej tyre janë të shqetësuar se partitë e djathta, po marrinë mbështetje në fuqishme në të gjitha vendet e europës.
“Ky është një votim shumë I rëndësishëm për europën, sepse Europa vendos për shumë gjëra e të cilat kanë ndikim në jetën tonë të përditshme. Nga ana tjetër jamë e frikësuar, sepse I pamë rezultatet të cilat tanimë janë publikuar në disa vende të europës sidomos në Belgjik dhe Holandë, ku e pamë se partitë e djathta janë cdo ditë shumë më të fuqishme, dhe po marrin mbështetjen e popullit, dhe kjo është për një pjesë të madhe të europës fakt shqetësues”.
Rezultatet fillestare vijnë edhe nga shtetet ku votimi tashmë ka përfunduar. Në Holandë dhe në Itali tashmë po tregojnë se kanë fituar partitë e djathta.
Një rezultat i tillë mund të ndryshojë balancën e fuqisë në institucionin e vetëm të zgjedhur në mënyrë demokratike të BE-së dhe t’u japë forcave të krahut të djathtë më shumë ndikim se kurrë në politikat e BE-së.
Mbetet ende mister se kush merr drejtimin e institucioneve evropiane në Bruksel, duke përfshirë Komisionin dhe Këshillin, me zgjedhjet e vendosura për të nxitur një garë për postet kryesore të BE-së.
Votimi tashmë është mbyllur në gjashtë vende të BE-së – Çeki, Irlandë, Letoni, Maltë, Holandë dhe Sllovaki.
47% e elektoratit holandez votoi të enjten me partinë e krahut të djathtë PVV që doli si fituesi më i madh bazuar në exit poll, duke arritur 7 vende.
Por koalicioni Gjelbër-Socialist çuditërisht kaloi përpara me tetë mandate, sipas vlerësimit që do të konfirmohet mbrëmjen e sotme.
Media sllovake ka raportuar gjithashtu rezultate paraprake që sugjerojnë se Sllovakia Progresive social-liberale ka mposhtur partinë populiste Smer të kryeministrit Robert Fico. (Fitim Kryeziu, TVM2)
