Maqedoni
Parashikimi i motit
10.06.2024 09:12
Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta....

Ditën e hënë moti do jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimorë. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 30 deri në 37°C.
Ditën e martë dhe të mërkurë vendi ynë prite të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.
Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
