Botë

Sulm me armë në një festë të rinjsh, të paktën 10 të plagosur

10.06.2024 09:31

Të paktën dhjetë persona, pjesa më e madhe e të cilëve adoleshentë...

Të paktën dhjetë persona, pjesa më e madhe e të cilëve adoleshentë, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një festë të madhe në Madison të Wisconsi.
 
Qindra të rinj ishte mbledhur në këtë festë gjigante për të shënuar fillimin e pushimeve verore, kur papritur u dëgjuan të shtënat masive.
 
Nëntë prej të rinjve u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, teksa një tjetër nga xhamat e thyer.
 
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 23 vjeç. Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë.