Maqedoni
Shkup, sanksionohen 104 shoferë, 29 drejtues motoçikletash
10.06.2024 09:47
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit....

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 104 masa, nga të cilat 18 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 29 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Janë shqiptuar 11 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
