Maqedoni

Rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re

10.06.2024 10:10

Pasi mandatarin për formimin e qeverisë të enjten e mori mandatari Hristijan Mickoski...

Pasi mandatarin për formimin e qeverisë të enjten e mori mandatari Hristijan Mickoski, ndërsa natën e premte dhe të shtunë në Kuvend kaluan ndryshimet në Ligjin për riorganizimin e administratës shtetërore, po rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re.

Gjatë marrjes së mandatit, Mickoski njoftoi se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe sipas pritjeve të tij do të formohet para afatit ligjor. Qeveria e re do të ketë 20 ministri, katër më shumë se më parë. Me ndryshimet në Ligjin për Administratën Shtetërore, të cilat kaluan në seancën parlamentare të premten në orët e vona të mbrëmjes, do të riorganizohen ministritë. 
 
Ndryshimet parashikojnë që segmenti i punës t’i bashkohet Ministrisë së Ekonomisë dhe seksioni i energjisë, minierave dhe burimeve minerale do të jetë në kompetencë të Ministrisë së re të Energjisë. Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale do të shndërrohet në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe kompetencat për turizmin do të jenë nën Ministrinë e re të Kulturës, e cila do të quhet Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Do të krijohet një Ministri për Transformimin Digjital, e cila do të pasojë Ministrinë e mëparshme të Teknologjisë Informative dhe Administratës, si dhe Ministrinë e Sporteve. Ndryshimet në Ligjin për organizimin e punës së administratës shtetërore u miratuan me shumicë prej dy të tretash dhe u votuan nga OBRM-PDUKM, VLEN-i dhe “E di”,  si dhe deputetët nga “Fronti Evropian”.