Maqedoni
Gjimnazistët nga sot në pushim veror
10.06.2024 10:30
Sot mbyllet viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme....

Sot mbyllet viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme. Për nxënësit e shkollave fillore, pushimet nisin të hënën e ardhshme.
Këtë vit për herë të parë nxënësit shfrytëzuan pushimet pranverore. Edhe kësaj radhe ka probleme me dëftesat, për të cilat tenderi 120 mijë euro, edhe pse ishte shpallur në muajin mars, iu dorëzohet shkollave pak ditë para përfundimit të mësimit, por edhe me shtypjen e teksteve të reja. Ministria e Arsimit potencon se më 1 shtator do të ketë tekste. Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit konfirmuan se nga data 7 qershor deri më 13 qershor do të fillojë dorëzimi i dëftesave për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, përveç nxënësve të klasës së nëntë dhe atyre që mbarojnë shkollën e mesme, pasi ato janë dorëzuar tashmë në gjysmën e parë të majit së bashku me dokumentacionin pedagogjik.
