Botë

Osmani pret kryeministrin Rama: Bashkë, për t’i shënuar momentet historike

10.06.2024 10:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. “Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe kryeministër Rama!, ka shkruar Osmani në Fejsebuk.

Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë nuk është paraparë ndonjë konferencë e përbashkët për media. Presidentja Osmani në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të pres në takim edhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Bleir. 
 
Rama do të marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi’’, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku do të marrin pjesë edhe ish-kryeministër i Italisë, Masimo D’Alema;, president i Akademisë Papnore për Jetën, Vinçenco Paglia; ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Xhefri Hovenier. Kurse, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”.