Botë

Vazhdon ofensiva izraelite në qendër të Gazës, në Tel Aviv thellohet kriza politike

10.06.2024 11:17

Vazhdon ofensiva izraelite në qendër të Gazës, ndërsa vendasit ende nuk kanë marrë veten nga pasojat....

Vazhdon ofensiva izraelite në qendër të Gazës, ndërsa vendasit ende nuk kanë marrë veten nga pasojat e sulmit që vrau rreth 300 persona, ndërsa trupat e disave akoma mbeten nën rrënoja. Në Tel Aviv, kriza politike është thelluar pas dorëheqjes së Beni Gantz, anëtar i kabinetit ushtarak dhe i qeverisë së Netanjahut, i cili akuzoi kryeministrin se ka vënë mbijetesën e tij politike përpara nevojave të sigurisë së vendit. Ndërsa Netanjahu kërkoi nga ish-partneri i koalicionit të mos largohej, duke i thënë se Izraeli është në një krizë ekzistenciale dhe se nuk ka vend për t'u dorëzuar tani. 
 
“Ne jemi të përkushtuar për një fitore të plotë. Nuk mund të largohemi nga zona, sepse është e ardhmja e vendit dhe nuk kemi zgjidhje. Me sa mund ta kuptoni, ne po luftojmë në shtatë fronte, duke përfshirë edhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. 
 
Më herët edhe komandanti i Divizionit të Mbrojtjes izraelite dha dorëheqjen për shkak të rolit të tij të dështuar që çoi në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi. Blinken do të kthehet në Lindjen e Mesme, pasi që propozimi për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit mbetet i pasigurt pas shpëtimit të fundit të pengjeve.
 
LEUNORA KALIQI