Ekonomi

Çmime të reja të karburantëve

10.06.2024 13:31

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,17 % në raport me vendimin e datës 7.6.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
 
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,734 denarë për kilogram.
 
Nga data 11.6.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 80,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 82,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 71,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 70,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 42,475 (denarë/kilogram)