Maqedoni

KShPK: Demiri shkarkoi drejtorët në kundërshtim me ligjin

10.06.2024 15:31

Komision Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri...

Komision Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në mënyrë joligjore dhe pa i respektuar procedurat ka shkarkuar drejtorët mjekësorë të Klinikës së Toksikologjisë, Danil Petrovski dhe të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski. Sipas KShPK-së, ministri i Shëndetësisë me të dy vendimet ka shkelur Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për mbrojtje Shëndetësor. Vlerësojnë se në këtë rast është shkelur edhe Kodi Zgjedhor, duke qenë se në të dyja rastet drejtorët janë shkarkuar përpara miratimit të konkluzionit për përfundimin e zgjedhjeve për deputetë në Kuvend më 30 maj 2024. Iniciuan iniciativë për përgjegjësi.
 
“Nga ana e ministrit është miratuar vendim për shkarkimin e drejtorit para mbarimit të mandatit për të cilin është emëruar, në periudhë kur akoma nuk ka përfunduar zgjedhja e deputetëve në Kuvend. Ministri në procedurën e shkarkimit nuk ka vepruar në bazë të propozimit të Këshillit Shëndetësor e as të Bordit drejtues. Propozoj të merret vendim për shfuqizim të vendimit dhe ngritjen e iniciativës për përgjegjësi deri tek organet kompetente.”, - deklaroi anëtarja e Antikorrupsionit, Cveta Ristovska. 
 
“KShPK-ja vërtetoi se procedura për shkarkimin e drejtorit nuk është zbatuar në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje shëndetësore. Sipas nenit 100, alinea 1 po nga ky ligj, me institucionin shëndetësor publik udhëheq Bordi Drejtues. Sipas nenit 109, alinea 5 nga ligji i njëjtë, nëse Bordi Drejtues vërteton se ekziston ndonjëra nga bazat për shkarkimin e drejtorit të institucionit publik, për këtë e informon Këshillin Shëndetësor, që është i obliguar të dorëzojë propozim për shkarkimin e drejtorit, ku do të vërtetohet baza për shkarkim.”, - theksoi kryetarja e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska.
 
Ministri Demiri më 14 maj e shkarkoi drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, Danill Petrovski, ndërsa drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski, është shkarkuar nga detyra më 27 maj.
 
FLORIJE KAMBERI