Maqedoni
Kuvend, takimi Gashi – Ageler, Ageler: Pritshmëri për vazhdimin e reformave
10.06.2024 16:38
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka realizuar takim me ambasadoren e ShBA-së, Angela Ageler...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka realizuar takim me ambasadoren e ShBA-së, Angela Ageler, me ç’rast ka përshëndetur marrëdhëniet shumëvjeçare dhe të forta dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së. Ai gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat janë me interes të përbashkët për të dyja vendet.
“Ambasadorja Ageler theksoi se Kuvendi është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Ajo shprehu kënaqësinë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të zhvilluara me sukses në vend, të cilat ishin të ndershme, të lira dhe demokratike. Ajo e riafirmoi vullnetin e Shteteve të Bashkuara për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, si dhe pritshmëritë për vazhdimin e zbatimit të reformave në vend, me qëllim të një sundimi të mirë të ligjit, reformave në sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit.”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.
