Maqedoni

Këshilli Gjyqësor, miratohet strategjia e komunikimit

10.06.2024 16:58

Këshilli Gjyqësor njëzëri ka miratuar strategjinë e re të komunikimit 2024-2028 me plan veprimi....

Këshilli Gjyqësor njëzëri ka miratuar strategjinë e re të komunikimit 2024-2028 me plan veprimi.
 
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, theksoi se me strategjinë e re të komunikimit përmbush katër nga rekomandimet e noterizuara në Raportin e misionit vlerësues, si dhe është në harmoni me politikat kombëtare zhvillimore dhe paraqet një pjesë më të detajuar të Sektorit zhvillimor nga Strategjia për gjyqësorin 2024-2028 dhe ajo është konform me angazhimet e gjyqësorit të hapur.
 
“Me miratimin e një dokumenti kaq të rëndësishëm, do të thotë se do të miratohen standarde të larta evropiane të komunikimit në të gjitha nivelet e gjyqësorit, duke filluar nga Këshilli Gjyqësor. Gjykatësit patjetër duhet të jenë më transparent me mediat, e njëjta gjë vlen dhe për Këshillin Gjyqësor, sepse vendimet gjyqtarët përsëri i marrin në emër të qytetarëve dhe puna jonë është në emër të qytetarëve, ndërsa një nga të drejtat themelore është e drejta e qytetarëve që të jenë të informuar.”, deklaroi Dameva.