Maqedoni

Parashikimi i motit

11.06.2024 09:06

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash...

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në skajin verior. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. 
 
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 13°C vlera minimale deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare, nga drejtimi jugperëndimorë.
 
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 35°C.