Botë

Angli, arrestohen 4 persona, dyshohen për terrorizëm, donin të hynin në Siri

15.04.2015 14:49

Katër persona të dyshuar për aktivitet terrorist janë arrestuar në aeroportin e Mançesterit në Angli, pasi janë deportuar nga Turqia...

Arrestimet vijnë pas një hetimi ndaj nëntë pjesëtarëve të një familjeje, ku përfshihen edhe katër fëmijë, të cilët ishin përpjekur të hynin ilegalisht në Siri, në datën 1 prill.

Fëmijët janë të moshës 1, 3, 8 dhe 11 vjeç. Të arrestuarit janë të moshës 22 deri në 47 vjeç. Policia po punon për të zbardhur arsyet e udhëtimit të tyre në Siri.