Maqedoni

Faza portokalli kaplon disa rajone, institucionet me rekomandime

11.06.2024 10:42

Gjevgjelia, Bogdanca, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër janë në fazë portokalli...

Gjevgjelia, Bogdanca, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër janë në fazë portokalli, pasi që Qeveria ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe ka miratuar rekomandime. 

Qeveria për qytetet që do të preken nga faza portokalli rekomandon që grupet më të prekura të popullsisë, pra gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga detyrimet e punës. Në kopshte nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. 
 
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e moshuar, të dobët dhe të pastrehë. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, Qeveria u kujton punëdhënësve detyrimin për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë.