Maqedoni
Ageler: Siguria energjetike, energjia e gjelbër, prioritete që duhet të tejkalojnë politikën
11.06.2024 11:01
Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do të kenë për të kapërcyer politikat partiake...

Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do të kenë për të kapërcyer politikat partiake, tha sot ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Maqedonia e Veriut është rikuperuar në masë të madhe nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por përballet ende me sfida reale shtoi ajo në kuadër të edicionit të shtatë të forumit energjetik në vend.
“Vendi duhet të përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas që do të eliminojë varësinë nga Rusia dhe kërcënimet për ndërprerje të caktuara në furnizim. Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë kalimin e vendit nga qymyri në burime të tjera dhe për këtë Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e tranzicionit të gjelbër.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-së në RMV, Angella Ageler.
