Botë
Bajden, thirrje Hamasit të dëshmojë se do armëpushim
11.06.2024 11:25
Presidenti amerikan, Xho Bajden, e ka ftuar Hamasin të demonstrojë se me të vërtetë dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës...

Presidenti amerikan, Xho Bajden, e ka ftuar Hamasin të demonstrojë se me të vërtetë dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës, duke pranuar marrëveshjen e propozuar në planin e ShBA-së që u miratua dje në mbrëmje nga Kombet e Bashkuara.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën tonë që fton lëvizjen islamike në pushtet, në enklavën palestineze, të pranojë marrëveshjen për të vendosur një armëpushim me lirimin e pengjeve izraelite”, shkroi Bajden në llogarinë e tij në X. “Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim dhe kjo marrëveshje është një mundësi për të treguar se ata janë seriozë”, theksoi ai.
Izraeli javën e kaluar shprehu kundërshtimin e tij ndaj rezolutës, duke shprehur pakënaqësi me disa nga amendamentet e bëra në tekst. Administrata palestineze e presidentit Mahmud Abas përshëndetën rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurisë së KB-së që mbështet armëpushimin e propozuar në Rripin e Gazës. Në kumtesën e Hamasit thuhet se është i gatshëm të bashkëpunojë me ndërmjetësit për zbatimin e parimeve që përmban plani.
