Botë

Moska nis fazën dytë të stërvitjeve taktike bërthamore

11.06.2024 13:27

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se ka nisur fazën e dytë e stërvitjeve bërthamore jostrategjike në vend....

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se ka nisur fazën e dytë e stërvitjeve bërthamore jostrategjike në vend.
 
“Në përputhje me vendimin e Presidentit të Federatës Ruse, ka filluar faza e dytë e stërvitjeve të forcave taktike bërthamore”, thuhet në një deklaratë.
 
Njësitë e ushtrisë bjelloruse po marrin pjesë gjithashtu në fazën e dytë të stërvitjeve për përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike që filloi sot.
 
Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes bjelloruse, duke nënvizuar se qëllimi është të konstatohet përgatitja e këtyre armëve për të “garantuar pa kushte sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë dhe Bjellorusisë.