Botë
Përpjekjet për ndërprerjen e luftës në Gazë, OKB-ja përkrah propozimin e Bajdenit
11.06.2024 14:25
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e mbështet propozimin e presidentit amerikan, Xho Bajden...

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e mbështet propozimin e presidentit amerikan, Xho Bajden, për ndërprerjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. I bën thirrje Palestinës që ta pranojë propozimin, i cili ka për qëllim t’i jep fund luftës.
“Ky këshill dhe vendet nga e gjithë rajoni e mbështesin marrëveshjen. Hamasi tash mund ta sheh se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar, e bashkuar në marrëveshjen që do të shpëtojë jetë dhe që do t’ju ndihmojë civilëve palestinezë në Gazë, që të mund të ripërtërihen dhe shërohen.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Tomas Grinfild.
Nga Hamasi e përshëndesin rezolutën e përgatitur nga ShBA-ja dhe shprehin gatishmëri për të bashkëpunuar me ndërmjetësit për implementimin e planit.
“Qëndrimi ynë gjithmonë ka qenë që të kemi ndërprerje urgjente të konfliktit që të ndërpritet dhimbja e popullit. Kjo rezolutë është hap drejt atij qëllimi. Duam ta shohim implementimin e saj për ndërprerjen e plotë të luftës dhe të mundësohet ndihma humanitare në vendet ku ka nevojë.”, - theksoi ambasadori i Palestinës në OKB, Rijad Mansur.
Sekretari amerikan i shtetit, në vizitë në Lindjen e Afërt, duke u apeluar qeverive të atij rajoni që ta bindin Hamasin ta pranojë propozimin.
“Tash është radha e Hamasit që ta miratojë marrëveshjen dhe është e qartë se rezultatin e kësaj marrëveshjeje duan ta shohin bashkësia ndërkombëtare, familjarët e pengjeve dhe njerëzit e dëshpëruar të Gazës të cilët kanë nevojë.”, - u shpreh sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken.
Pos luftës dhe presionit ndërkombëtar, Izraeli po ballafaqohet edhe me krizë qeveritare, pasi që ministri i Mbrojtjes, Ganc, e lëshoi qeverinë e Netanjahut. Ndërkohë vazhdojnë protestat antiqeveritare për t’i dhënë fund luftës.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
