Maqedoni

Qeveri të re, deri më 20 qershor, Taravari konfirmoi emrat e ministrave të VLEN-it

11.06.2024 15:24

Konsultimet e fundit mes partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE, VLEN dhe “E di” po kryhen përpara dorëzimit...

Konsultimet e fundit mes partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE, VLEN dhe “E di” po kryhen përpara dorëzimit të propozimit për ministra në Kuvend. Arben Taravari konfirmoi emrat e ministrave të VLEN-it që do të jenë në kabinetin e ardhshëm qeveritar. Taravari do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë; Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë; Arben Fetai do të jetë zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Fatmir Limani për Politikë Sociale. Ndërsa ende nuk kanë vendosur se kush do të udhëheqë me Ministrinë e Ekonomisë.
 
“Ministër i Ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti, ministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë do të jetë Arben Fetai, i cili është lindur dhe jeton në Bruksel, por do të kthehet në vend që të udhëheqë me ministrinë, mendoj se ka CV-në më të mirë në këtë fushë. Fatmir Limani, sipas të gjitha gjasave do të jetë ministër i Politikës Sociale. Këto janë emrat që i di për sigurt. Ministër i Ekonomisë pritet sot të vendoset se cili do të jetë.”, - deklaroi Arben Taravari nga VLEN.
 
VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se emrat e përfaqësuesve të tyre në qeveri do të publikohen menjëherë para vendimit përfundimtar për formimin e qeverisë së re ose më së voni deri më 20 qershor. Gjithashtu në kabinetin qeveritar, dy poste ministrore janë të rezervuara për Lëvizjen “E di”. Me ndryshimet në Ligjin për Administratën Shtetërore që u miratuan gjatë fundjavës, mundësohet zbatimi i ndryshimit të paralajmëruar në organizimin e ministrive. Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, Qeveria e re do të ketë 20 ministri. 
 
SANIJE DURAKU