Maqedoni

“Java e këmbësorëve”, fëmijët mësojnë rregullat e ecjes në rrugë

15.04.2015 15:28

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, në vend janë evidentuar 23 viktima në komunikacion, 7 prej tyre janë këmbësorë...

Ministria e Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri filluan  një fushatë me ligjërata edukative në shkollat fillore të vendit, për t’i mësuar fëmijët se si të kalojnë rrugën të sigurt. Fushata ka filluar në komunën Aerodrom, por do të shtrihet edhe në komunat e tjera. 
 
“Kjo e konfirmon arsyeshmërinë e fushatës, përmes së cilës me shembuj vetanak dhe ushtrime konkrete i edukojmë të rinjtë, nxënësit e shkollave fillore, që shprehitë e tyre rreth rregullave në komunikacion t’i zhvillojnë nga mosha e re dhe ajo që mësohet mbetet si leksion edhe më tej”- deklaroi Gordana Jankullovska nga MPB.
 
“Shpresoj se me këtë fushatë edukative do të përfshihen më shumë nxënës dhe përmes saj, në mënyrë direkte do të ndikohet për zvogëlimin e numrit të fatkeqësive në komunikacion, në të cilat viktima do të ishin nxënësit”- tha kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski.
 
Edukata në komunikacion fillon që në moshë të vogël. Nëse fëmijët mësohen të respektojnë rregullat e ecjes në rrugë si këmbësorë, më lehtë do ta kenë kur të rriten të respektojnë rregullat e qarkullimit edhe si shoferë. 
 
GYLTENE SINANI