Basketboll

Hiroshima, aksident në aeroport, avioni rrëshqet jashtë pistës, 25 të lënduar

15.04.2015 16:14

Një avion komercial preku pistën me bisht gjatë aterimit në Aeroportin e Hiroshimës, e më pas shpërtheu në flakë...

Një avion komercial preku pistën me bisht gjatë aterimit në Aeroportin e Hiroshimës, e më pas shpërtheu në flakë, duke rrezikuar seriozisht 74 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit.
 
25 njerëz mbetën të lënduar në këtë aksident, por jashtë rrezikut për jetë. Piloti i avionit Airbus A-320 arriti në kohë të manovrojë, duke rrëshqitur rrezikshëm në pistë, por avioni u ndal më në fund pa dëme më të mëdha, me gjithë tmerrin e udhëtarëve të përfshirë në kabinën plot tym. 
 
Avioni fluturonte drejt Koresë së Jugut. Dyshohet se avioni mund të ketë goditur pistën gjatë aterimit dhe kjo ka shkaktuar flakët më pas.
 
Aparatura që ndihmon pilotët gjatë uljes duket se ishte e dëmtuar dhe kjo i pamundësoi pilotëve të llogarisnin saktë këndin e uljes. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi vetëm me lëndime, pasi flaka në bisht mund të kishte rezultuar edhe me shpërthimin e kerozinës së avionit.