Botë

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Osmani: Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira

12.06.2024 12:00

Për të rikujtuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani...

Për të rikujtuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. 
 
Osmani potencoi se Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira. Begaj po ashtu ka thënë se shqiptarët duhet të bëhen bashkë në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve.