Maqedoni

Formimi i Qeverisë së re, Mickoski: Të martën, lista e ministrave në Kuvend

12.06.2024 14:14

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski, të martën, më 18 maj...

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski, të martën, më 18 maj, të dorëzojë në Kuvend listën e plotë të ministrave që do ta përbëjnë Qeverinë. Ai nuk bëri të ditur emrat e personave që do ta përbëjnë Qeverinë e re, por tha se ato të VMRO-DPMNE-së do të prezantohen të dielën në Komitetin qendror dhe ekzekutiv, pa komentuar për emrat që vijnë nga partnerët e koalicionit.
 
“Lista zyrtare e Qeverisë së ardhshme, së bashku me programin për punë do të dorëzohen ditën e martë, më datën 18, në Kuvendin e Maqedonisë. Nuk mund të flas në emër të partive të tjera politike, por lista jonë do të jetë e kompletuar të dielën dhe do të prezantohet para Komitetit qendror dhe ekzekutiv, po ashtu të dielën.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Edhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN nuk precizoi emrat që do të jenë në krye të ministrive që udhëhiqen nga VLEN-i, e as nëse ai do të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Theksoi se do të ketë dy zëvendëskryeministri dhe 5 resore, atë të Ekologjisë, Shëndetësisë, Ekonomisë, Politikë Sociale dhe Eurointegrimet, pa treguar numrin e saktë të drejtorive që do të udhëheqin.
 
“Definitivisht do të jetë dita kur do të propozojë mandatari, deri atëherë është vetëm një nga zgjidhjet e mundshme. Nëse do të votohemi si ministra, atëherë do t’ju informojmë se cilat janë prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.”, - theksoi Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
 
Qeveria e re do të ketë 20 ministri, katër më shumë se më parë pas ndryshimeve në Ligjin për administratën shtetërore. Siç ka paralajmëruar Mickoski, qëllimi kryesor i Qeverisë së ardhshme do të jenë reformat, veçanërisht në fushën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit. Përbërjen e re qeveritare do ta përbëjnë koalicioni "Maqedonia yte", e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe Partia politike "E di".
 
FLORIJE KAMBERI