Maqedoni
Drejtoria e Doganave shënon 23 vjetorin
15.04.2015 16:20
Drejtoria e Doganave sot shënoi 23 vjetorin e themelimit të saj. Reforma të shumta për thjeshtëzimin e proceduarave doganore...

Drejtoria e Doganave sot shënoi 23 vjetorin e themelimit të saj. Reforma të shumta për thjeshtëzimin e proceduarave doganore, kontrolle të rrepta për parandalimin dhe tregtinë e palejuar, lufta kundër krimit të organizuar, konkurrencës jolojale dhe inkuadrimin e Maqedonisë drejt konventës për transit të përbashkët, janë vetën disa nga arritjet e këtij dikasteri për vitin 2014.
“Me shumë seriozitet kemi luftuar ndaj konkurrencës jolojale, tregtisë së palejuar, krimit të organizuar, larjes së parave. Vepruam në drejtim të mbrojtjes së interesave shtetërore, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, ambientit jetësor dhe pasurisë kulturore”- deklaroi drejtoresha e Drejtorisë së Doganave, Natasha Radeska-Krsteska.
Me rastin e “Ditës së Drejtorisë së Doganave”,14 prill, u ndanë plaketa dhe mirënjohje për bashkëpunim të suksesshëm të institucioneve, trupit diplomatik dhe kompanive. Mirënjohje mori edhe Xhemail Dauti, i cili vlerësoi se afaristët i shohin përfitimet nga thjeshtëzimi i procedurave doganore.
“Në pesë vjeçarin e fundit, Drejtoria e Doganave shumë seriozisht i ka marrë propozimet tona dhe ka bërë hapa shumë të mira në funksion të lehtësirave dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore”- tha biznesmeni, Xhemail Dauti.
Drejtoria e Doganave gjatë vitit të kaluar ka treguar dhe rezultate pozitive financiare, duke mbledhur 1 miliard e 181 milion denarë më shumë se sa vitin në vitin 2013, që është 1.9 për qind më shumë nga të ardhurat e paguara.
Gjatë vitit të kaluar po ashtu janë sekuestruar shumë lënde narkotike, mijëra pako cigare, mallra të palajmëruara në doganë, flori, barna, të holla dhe ka zbuluar mbi 572 emigrantë ilegal, të cilët kanë dashur të kalojnë përmes kufijve të Maqedonisë.
REXHEP QAMILI
