Maqedoni

KShPK-ja për gjendjen pronësore të funksionarëve: Disa prej tyre nuk parashtruan listat anketuese

12.06.2024 15:15

Edhe përskaj faktit që kanë marrë para publike për kryerjen e funksionit dhe nuk e kanë respektuar ligjin..

Edhe përskaj faktit që kanë marrë para publike për kryerjen e funksionit dhe nuk e kanë respektuar ligjin, duke mos parashtruar fletë anketuese, në fund 10 funksionarë shpëtuan nga dënimet për shkak të vjetërsimit të lëndëve për më shumë se dy vite. Nga KShPK-ja me detaje për secilin individ  në veçanti, potencojnë se për shkak të mosmarrjes së veprimeve të përndjekjes kundërvajtëse dhe kjo procedurë nuk mund më të  udhëhiqet. 

“Nga ana e Komisionit për parandalimin e korrupsionit në vitin 2012 është sjellë konkluzë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse, por në afatin e parashikuar ligjor, procedura kundërvajtëse nuk është realizuar çka nënkupton se në të gjitha lëndët kanë kaluar më shumë se dy vite nga shkelja dhe pas kësaj pason vjetërsim i lëndëve.”, - deklaroi kryetarja e KShPK-së, Tatjana Dimitrievska.
 
Janë të pakta gjobat kundërvajtëse që duhej të paguhen nga funksionarët apo ato që janë në procedurë para komisionit kundërvajtës të vet institucioneve. 
 
“Është vepruar nga i emëruari në bazë të urdhërpagesës së lëshuar dhe është paguar gjysma e gjobës së shqiptuar.”, - theksoi anëtari i KShPK-së, Besnik Xhemaili.
 
Në pyetjen se kush është dashur t'i ndërmarrë veprimet procedurale për procedurën e kundërvajtjes, Komisioni me përgjigje se  përbërja aktuale nuk mund të prononcohet për arsyet e vjetërsimit të lëndëve në këto raste.
 
FLUTURA LATIFI